×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazoviq: Vota për pranimin e Kosovës në KiE nuk ishte kundër Serbisë

    Insajderi
    03 May 2023 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në seancën e Komitetit Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantë, deklaroi se vota e shtetit të tij pro-Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk ishte kundër Serbisë.

    Abazoviq, siç raporton Vijesti malazez, përkujtoi Nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit, duke thënë se “një vend nuk do të ndalojë një tjetër nëse dëshiron të anëtarësohet në një organizatë të caktuar ndërkombëtare”, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Mali i Zi votoi së bashku me 33 vende të tjera. Neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit thotë se një vend nuk do të ndalojë një tjetër nëse dëshiron të anëtarësohet në një organizatë të caktuar ndërkombëtare. Interesi i Malit të Zi këtu është më i madhi. Ajo reflektohet në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal. Ne nuk mund të japim një kontribut më të madh në zgjidhjen e këtyre çështjeve, por mund të jemi miqësorë dhe t’i ftojmë shtetet të gjejnë një gjuhë të përbashkët”, deklaroi ndër të tjera kryeministri shqiptar në komision.

    Sidoqoftë, kreu i ekzekutivit të Malit të Zi shtoi se shteti i tij ka marrëdhënie të mira me Serbinë.

    “Kam qenë shumë kolegial, kam thënë se do të votojmë për dhe se nuk ka asgjë kundër Serbisë. Ne jemi një vend që e kemi njohur Kosovën, jemi sjellë si të gjitha vendet që e kanë njohur, por ne i kuptojmë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën”, deklaroi ndër të tjera ai.

    Ambasadorja e Malit të Zi në Këshillin e Evropës, Bozhidarka Kruniq, ka mbështetur hyrjen e Kosovës në KE javën e kaluar, në takimin e Komitetit të Ministrave të KE-së. Kruniç ka votuar sipas udhëzimeve të Qeverisë malazeze. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark