Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott ka takuar gjatë ditës së sotme Kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Në një postim në Facebook, Abbott u shpreh se ata biseduan për fushatën zgjedhore që po zhvillohet për zgjedhjet e 14 shkurtit në vend.
“Piva kafe me Fatmir Limajn këtë pasdite. Ne diskutuam fushatën zgjedhore si dhe disa nga aspektet më teknike të procesit me Shefin e Misionit të Ekspertëve në MB”, ka shkruar Abbott në postim.