Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk e sheh partinë e tij si ekip të mesit të tabelës por si pretendente për kampione.
Abdixhiku tha se dobësimi i LDK-së e dobëson edhe Kosovën dhe se nuk pajtohet që të bëjnë politika që i dëmtojnë.
“Dobësimi i LDK-së me pas dobëson edhe Kosovën kjo është çasja ime, unë parapëlqej ta kem LDK-në të fuqishme dhe pretenduese për vendin e parë gjithmonë, nuk e shoh LDK-n ekip të mesit të tabelës, e shoh pretendente për kampione, për fituese të zgjedhjeve gjithëherë dhe nuk pajtoj që të bëjmë politika që na dëmtojnë”, tha Abdixhiku.
Tutje ai shtoi se jo gjithmonë qëllimi i mirë jep rezultate.
“Pra, qëllimi i mirë nuk jap rezultat të mirë gjithmonë, mundesh me pasë qëllimin e mirë dhe rezultatin e keq. Unë gjykoj në bazë të rezultatit, mos të bëjmë diçka qëllim mirë por që na japë rezultat të keq”, tha Abdixhiku.