Reformat në parti duket se kanë prekur më së shumti enterierin e zyrës së kryetarit të LDK-së.
Karrige të shtrenjta, tavolina e ndriçim të tillë nuk ka pasur më herët në zyrën e kryetarit të LDK-së.
Por, Lumir Abdixhiku duket se është kujdesur që zyrën e tij mos ta ketë me enterier të lirë.
Ndonëse është opozitar, Abdixhiku ende pa ardhur në pushtet po e shijon një zyre luksoze.
Ekspozimin e kësaj zyre e ka bërë gjatë prezantimit të aktivistit të shoqërisë civile Visar Azemi i cili I është bashkuar sot Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Aktivisti shumëvjeçar i shoqërisë civile, Visar Azemi, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai i bashkohet ekipit tonë politik me një bagazh të jashtëzakonshëm vlerash e përvojash…Ardhja e Visarit në LDK për ne është vlerë. Ai bëhet pjesë e profesionistëve më të mirë të vendit që zgjedhin të lënë komfortin jetësor për angazhim vullnetar politik. Me profesionistë e njerëz të tillë, dhe të tjerë që do të na bashkohen në vijim, e ardhmja e LDK-së është e sigurt; e nga aty dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.