×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Fabrikat e paditurisë kanë prodhuar durues të paditur

    Insajderi
    11 August 2016 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lumir Abixhiku, ka reaguar ndaj mënyrës se si janë zgjedhur anëtarët themelues të Universitetit të Pejës që është kuptuar nga biseda telefonike mes Adem Grabovcit dhe Ilhami Gashit në serinë e përgjimeve të  publikuar nga Gazeta Insajderi.

    Abdixhiku thotë se mos reagimi i rinisë ndaj të këqijave që po i ndodhin vendit, “buron pikërisht nga injoranca me të cilin i kanë ushqyer kapësit ata nëpër universitete”.

    [iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]

    Derisa universitetet që janë themeluar në këtë mënyrë ai i ka “fabrika të paditurisë” të cilat janë të udhëhequra  me gra, familjarë “e Xhelala si mësues” ai thotë se kanë arritur të prodhojnë durues të paditur e të pashoq.

    “Ja si i kanë caktuar udhëheqësit e dijes këndej. E merrni me mend dëmin ndaj gjeneratave të tëra tek ne? … Kjo situatë nuk është komike. Është tragjike sa s’bëhet më”, shkruan Abdixhiku në një status në Facebook. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark