×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abdixhiku: LDK s’e përkrah Asociacionin që del jashtë kornizës kushtetuese

    Insajderi
    09 December 2023 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për themelimin e Asociacionit. Abdixhiku ka thënë se pas konsolidimit të strukturave partiake, LDK-ja do të dalë me vendim, megjithatë ka thënë se në leximin politik, Drafti vjen si një autonomi me rrugëtim potencial për federalizim.

    Ai tha se LDK nuk mbështet asgjë që del jashtë Kushtetutës.

    “Në këtë pikë, dua të bëjë të qartë, se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të mbështesë asnjë produkt që del jashtë kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, jashtë sistemit tonë unitar, e jashtë rregullimit territorial të Kosovës. Këtë qëndrim e kemi shpalosur në çdo paraqitje; përtej këtij qëndrimi nuk mund të kapërcejmë”, ka thënë Abdixhiku.

     Ai ka shtuar tutje se autonomia rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit, marrëveshje për të cilën thotë se LDK-ja ka ngritur shqetësimet e saj me kohë.

    “Natyrisht se autonomia na derivon nga Marrëveshja e Ohrit, në atë marrëveshje për të cilën LDK kishte ngritur me kohë shqetësimet e saj. Qëndrimet tona mbi preambulën e kësaj marrëveshje, ku nuk parashihej njohja de jure reciproke, por mosparagjykimi i statusit politik i yni, si dhe në Nenin 7 ku vetëmenaxhimi shihej si e drejtë për një komunitet, kishin nisur bazën e kësaj autonomie.”, ka potencuar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark