Kandidati për deputet i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se me Vetëvendosjen përshtaten në shumë pika.
Ndërsa ka folur edhe për pozitat qeveritare të cilat LDK i synon specifikisht.
“Ne e synojmë politikën e jashtme në Qeveri me Vetëvendosjen”, ka thënë ai në Pressing, shkruan Insajderi.
Megjithatë kur flet për ndarje të pozitave qeveritare pas krijimit të mundshëm të një qeverie, Abdixhiku thotë se diplomacia është ajo që e do partia e tij.
Sipas Abdixhikut, LDK-ja duhet ta marrë këtë pozitë për shkak të raporteve ndërkombëtare që kjo parti ka.
insajderi.com