×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Abdixhiku: Ndjej keqardhje për Albin Kurtin

    Insajderi
    23 March 2023 - 21:09

    “Unë ndjej keqardhje shumë për një figurë të tillë politike” , kështu tha kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku derisa po komentonte seancën e sotme në Kuvend të Kosovës, ku Kurti po iu përgjigjej deputetëve për takimin në Ohër, shkruan Insajderi.

    Sipas tij, Kurti ka hedhur poshtë kauzën që ka patur për 15 vite me radhë.

    “…Të kesh një kauzë për 15 vite, të vdesin njerëz për këtë kauzë, dhe në një interviste t’i hedhësh poshtë të gjitha. Ky ka pësuar një transformim të madh”, tha ai në Dukagjin.

    Kreu i LDK-së foli edhe për dy letrat e presidentëve amerikanë ku flisnin për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.

    “Në dy letrat e fundit te presidentëve amerikanë flisnin për marrëveshje me njohje në qendër. Kalon nje periudhë kohore dhe është momenti, por tashmë ka ikur ky moment. “Qeveria e Kosovës dhe Albin kurti në fillim ka kërkuar marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke por pastaj me situatat e ndodhura në veri ka ndryshuar gjithçka” u shpreh ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark