Kandidati i LDK-së për deputet, Lumir Abdixhiku ka thënë se ishte habitur nga ikja e Vjosa Osmanit prej kësaj partie, por ai shtoi se nuk e konsideron tradhti.
Abdixhiku tha se ikjen e Vjosës e sheh si si zgjedhje individuale duke theksuar se ai pretendon të qëndroj në LDK.
“Nuk e konsideroj tradhëti ikjen e Vjoses. E konsideroj zgjedhje individuale për arsyje se unë nuk isha pajtu dhe as nuk jam pajtuar asnjëherë, çdo diskutim që e kam pasë me Vjosen i kam thënë qartë që kjo rrugë dërgon në dalje dhe dalja nuk është zgjidhja çfarë unë e pretendoj në politikë. Unë pretendoj të rri në LDK dhe të provoj dhe të bëjë betejën për ndryshimin e LDK-së këtu, me kta njerzë që i kemi”, tha Abdixhiku.
Tutje ai tha se ikja e Vjosës, nëse shikohet si veprim politik, ishte e habitshme. Sipas tij, sakrificën e njerëzve të LDK-së duhet ruajtur me shumë kujdes.
“Ikja e Vjosës, për mua ka qenë e habitshme si veprim politik sepse ti përveq që po e lëshon ideologjikisht një parti, po largohesh edhe prej njerëzve që kanë bërë shumë për të. Një sakrificë të tillë të njerëzve të LDK-së, të bashkëpunetoreve më të ngushtë e konsideroj qe duhet ruajtur me shumë kujdes”, shtoi ai.