×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Abdixhiku paralajmëron takim me Osmanin – “Vendi ka njerëz që i dalin zot”

    Insajderi
    05 July 2023 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka përfunduar takimi me gazetarë e opinionistë i thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një prononcim për media ka bërë të ditur se në këtë takim ka nisur një ide se si të dilet nga kriza në Kosovë, raporton Insajderi.

    Ai u tha gazetarëve se gjendja në vend është e zymtë dhe e rëndë, prandaj thotë se LDK-ja nuk mund të qëndrojë duar kryq.

    Sipas tij, vendi nuk mund të jetë peng i një ideologjie, por ka njerëz që i dalin zot.

    Kreu i LDK-së tha se do të ketë takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.  

    “Gjendja është e rëndë e zymtë, LDK nuk mund të qëndrojë duar kryq. Kosova nuk mund të jetë peng e një ideologjie, por ka njerëz që i dalin zot. Kemi prezantuar disa pika, në fund do ta bëjmë publike. Do të vazhdojmë edhe me të tjerët përfshirë edhe me presidenten”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark