Numri 11 në listën e LDK-së për deputetë, Lumir Abidixhiku, ka thënë se partitë politike janë ideologji në vete dhe nuk janë klube futbolli.
Andaj, nuk supozohet të bëhen transferime ku merr një lojtar dhe e bën një formacion më të mirë.
“Partitë politike nuk jane tëransfere që e merr një lojtar edhe e bënë një formacion ma të mirë. Partitë politike janë ideologji në veti. Duhet të kesh besim”, është shprehur Abdixhiku.
Tutje, ai ka thënë se s’mund të jesh pjesë e LDK’së, e nesër pjesë e një partie që ka komplet tjetër ideologji.
“S’mund të jem edhe pjesë e LDK sot edhe nesër e një partie tjetër që ka komplet bindje tjera ideologjike”, thotë Abdixhiku.
“Pra, as Kosovocentrizmi nuk përputhet, as relacioni euroatlantik edhe më pak qendra e djathte që unë e ndjej për zemër shumë, që e kom primare”.
Madje Abdixhiku thotë se më parë e lë politikën se sa të ndërrojë bindje.
“Pra, unë më parë e le politikën fare se sa t’i ndërroj këto bindje që janë të besimit”, shtoi Abdixhiku.