×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abdixhiku pas vrasjes së Gjyljeta Ukellës: Shteti duhet të jetë mburojë për gratë

    Insajderi
    16 April 2024 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka reaguar për vrasjen e Gjyljeta Ukellës, e cila u vra nga burri i saj.

    Sipas Abdixhikut kjo nuk është gjendje normale.

    “Ende pa u bërë një javë, sot po zgjohemi me një lajm tjetër të trishtë. Gjyljeta Ukella, edhe një grua, sot është viktimë nga burri i saj. Kjo s’është gjendje normale, e ne nuk mund të normalizojmë këtë alarm nacional që na shfaqet para sysh nga dy herë në javë vetëm me reagime”, tha Abdixhiku.

    Më tutje ai tha se “Femicidi në Kosovë nuk guxon të bëhet gjë e zakonshme”.

    Kreu i LDK-së tha se shteti duhet të jetë mburojë për gratë.

    “Jeta e tyre nuk guxon të mbetet jetë për mbijetesë. Nga lehtësia e posedimit të armës së zjarrit, te gjendja reaktive e institucioneve tona, kushtet strehuese të grave që kërkojnë mbrotje, e gjuha denigruese ndaj grave; problemet i kemi të shumta e veprimet plotësisht të pamjaftueshme”, tha Abdixhiku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark