Abdixhiku për punësimet në KEK: Vendet ishin të parandara për 40 familjarë e 80 militantë partiak të VV-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Abdixhiku për punësimet në KEK: Vendet ishin të parandara për 40 familjarë e 80 militantë partiak të VV-së

    Insajderi
    05 April 2022 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punësimet në Korportatën Energjitike të Kosovës janë komentuar edhe nga i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

    Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se aplikimi i rreth 5 mijë qytetarëve për 128 pozita nuk kishte rëndësi, krejt kjo pasi ato vende ishin ndarë për familjarë e militantë të Vetëvendosjes.

    “Plot 4668 qytetarë tanë kanë aplikuar për 128 vende pune në Korporatën Energjetike të Kosovës – pra në KEK. Ky aplikim i tyre nuk kishte fare rëndësi, sepse vendet e punës ishin të parandara për 40 familjarë e 80 militantë partiak të partisë në pushtet”, ka shkruar Adbixhiku në facebook.

    Abdixhiku punësimet në KEK i ka quajtur si model të pushtetit që Lëvizja Vetvendosje ka. Gjithashtu ai ka shtuar se ata po bëjnë kapje e nepotizëm në çdo ndërmarrje madje atë pa dallim.

    Sipas postimit të Abdixhikut ata kanë ftuar Prokurorinë që të nisë hetimet mbi këtë proces dhe nesër do të dorëzojnë edhe kallëzim penal, shkruan Gazeta Insajderi

    “Sot, kemi ftuar Prokurorinë të nisë hetimet mbi këtë proces skandaloz e korruptiv. Nesër do të dorëzojmë dhe kallëzim penal në Prokurori. Kemi ftuar dhe menaxhmentin e KEK-ut të anulojë procesin në fjalë e t’i suspendojë të gjithë anëtarët e Komisionit Vlerësues; dhe të rinisë kështu një proces të ri, të hapur dhe mbi të gjitha të drejtë”, ka shtuar Abdixhiku.

    Gazeta Insajderi ka raportuar në lidhje me shkeljet që Qeveria Kurti ka bërë në punësimet në Korporatën Energjetike të Kosovës- KEK-un.

    Gjithashtu ditë më parë Gazeta Insajderi ka intervistuar edhe Patriot Ibrahimin, djalin e dëshmorit,  Halim ibrahimi nga fshati Kozhnicë në Skënderaj. Ibrahimi kishte aplikuar në konkursin në fjalë por që pavarësisht pikëve që ai kishte marrë nuk u pranua.

     Ibrahimi tha se në testin me shkrim kishte marrë 70 pikë dhe pas intervistës kur ishin mbledhur pikët nga dy testet, atij në fund i kanë dalë vetëm 54.1 të tilla.

    Ai tregoi se në listën e përfituesve të pozitave në KEK një numër i konsiderueshëm ishin përkrahës të partisë në pushtet.

    Por, pas bujës mediatike që mori reagimi i djalit të dëshmorit, i njëjti pranoi edhe kërcënime të shumta nga përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Postimi i plotë i Abdixhikut:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark