×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Populli foli, ata e duan PAN-in në opozitë

    Insajderi
    12 June 2017 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zhgënjimin do t’ua kompensojnë qytetarëve me punë dhe përkushtim.

    “Kokën lart. Arsyet për zhgënjim duhet ti zëvendësojmë me punë e përkushtim, me korrigjim të lëshimeve – me rikthim. Ky është veçse fillimi. Një rrugë e gjatë na pret përpara, e LDK-së do t’i dalim zot – për këtë të mbeteni të sigurt”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.

    “Një falënderim për secilin votues tonin. Secili që ndau të njëjtin besim. Nuk kemi me ju zhgënjy. Përkundrazi, do të punojmë që t’i bindim edhe të tjerët për rrugëtimin tonë të ri. Mirënjohje të veçantë për të gjithë vullnetarët e aktivistët tanë që u angazhuan mëngjes e mbrëmje secilën ditë”, ka shtuar ai.

    “Populli foli. Ata duan PAN-in në opozitë. Këtë vullnet të tyre LDK duhet dhe do ta përmbushë. Vota e juaj do të respektohet në plotni”, ka përfunduar ai./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark