×
Zgjedhjet 2021

Abdixhiku shpjegon tri shtyllat kryesore te LDK-së

Insajderi
08 February 2021 - 18:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lumir Abdixhiku, shpjegoi në Pressing tri shtyllat e LDK-së që janë thelbi dhe themeli i saj, e rrjedhimisht nuk mund të hiqet dorë prej tyre. Kosovocentrizmi; euro-atlantizmi dhe djathtizmi. Pra, Kosova si projekt i përhershëm; aleancë e përhershme dhe speciale me SHBA-të; si dhe orientimi i ekonomisë drejt sipërmarrjes private dhe taksave të ulta. Ato janë vetë identiteti ynë, pa të cilin nuk mund të ecim përpara.

“Pra, gjitha partitë tjera politike kanë pasur relacione të tjera me zgjidhjen finale të problemit të Kosoves dhe kanë pasur alternativa tjera të cilat me kohë kanë konvergjuar me idenë e shtetit të Kosovës së pavaruar, pra, me Kosovocentrizmin.

Pra, kur je në LDK, domosdoshmërisht do të duhej të kishe bindje rreth shtetësisë së Kosovës të pa kontestuar, pra, nuk është faze eksperimentale, nuk është stacion i perkohshëm, është kjo zgjidhja të cilën provojmë ta ndërtojmë.

E dyta, është euroantlantizmi, shtet i pavarur sovran, relacione të mira me fqinjtë, miqësi të përhershme me SHBA dhe anëtarësimi në NATO e përëbënë këtë shtyllen tonë të dytë e cila kam përshtypjen që është krijuar në shtyllë përplasëse me levizjen “Vetëendosje” në pjesën e qeverisjes sonë të përbashkët, dhe ktu fillojnë dallimet tona ideologjike, pra, ka një shtyllë tonë të dytë e cila na kërkon neve që të  kemi relacione të mira me miqtë tonë ndërkombëtarë, për palën tjetër këto relacione jonë më tepër të trajtueshme me një risk më të madh, pra, ka një parti tjetër politike që ka një risk apo provon të marr një risk më të madh në relacione ndërkombëtare të cilën ne nuk e bëjmë dot. Dhe e treta, ka të bëjë me qendrën e  djathtë, me politikat,  qoftë konzervatore si normë shoqërore por qoftë libertariane si sjellje ekonomike, pra, neve përplasemi me “Vetëvendosje” për shtyllën e dytë, jo për të parën, jemi përplasur për mënyrën se si do të duhej ti kishim relacionet me komunitete ndërkombëtare.

Abdixhiku: Partite politike nuk janë klube të futbollit

Partitë politike nuk jane tëransfere që e merr një lojtar edhe e bënë një formacion ma të mirë. Partitë politike janë ideologji në veti. Duhet të kesh besim. S’mund të jem edhe pjesë e LDK sot edhe nesër e një partie tjetër që ka komplet bindje tjera ideologjike. Pra, as Kosovocentrizmi nuk përputhet, as relacioni euroatlantik edhe më pak qendra e djathte që unë e ndjej për zemër shumë, që e kom primare. Pra, unë më parë e le politikën fare se sa të i ndërroje këto bindje që janë të besimit.

Abdixhiku: Dobesimi i LDK-s më pas dobëson edhe Kosovën

“Dobësimi i LDK-së me pas dobëson edhe Kosovën kjo është çasja ime, unë parapëlqej ta kem LDK-në të fuqishme dhe pretenduese për vendin e parë gjithmonë, nuk e shoh LDK-n ekip të mesit të tabelës, e shoh pretendente për kampione, për fituese të zgjedhjeve gjithëherë dhe nuk pajtoj që të bëjmë politika që na dëmtojnë. Pra, qëllimi i mirë nuk jap rezultat të mirë gjithmonë, mundesh me pasë qëllimin e mirë dhe rezultatin e keq. Unë gjykoj në bazë të rezultatit, mos të bëjmë diçka qëllim mirë por që na japë rezultat të keq.

Abdixhiku: Nuk e konsideroj tradhëti ikjen e Vjoses

“Nuk e konsideroj tradhëti ikjen e Vjoses. E konsideroj zgjedhje individuale për arsyje se unë nuk isha pajtu dhe as nuk jam pajtuar asnjëherë, çdo diskutim që e kam pasë me Vjosen i kam thënë qartë që kjo rrugë dërgon në dalje dhe dalja nuk është zgjidhja çfarë unë e pretendoj në politikë. Unë pretendoj të rri në LDK dhe të provoj dhe të bëjë betejën për ndryshimin e LDK-së ktu, me kta njerzë që i kemi.

Ikja e Vjosës, për mua ka qenë e habitshme si veprim politik sepse ti përveq që po e lëshon ideologjikisht një parti, po largohesh edhe prej njerëzve që kanë bërë shumë për të.

 Një sakrificë të tillë të njerëzve të LDK-së, të bashkëpunetoreve më të ngushtë e konsideroj qe duhet ruajtur me shumë kujdes.”

Abdixhiku: I heshtur nuk do të rri më asnjëherë!

Edhe këtë herë, si përherë, Lumir Abdixhiku tregoi para publikut formimin e tij intelektual dhe thellësinë e mendimit. Në këtë paraqitje, ai tregoi vizionin e tij për partinë ku bën pjesë dhe shtetin ku kontribon ku dhe e ceku qe I heshtur nuk do të rri më asnjëherë!

“Është e sigurt që i heshtur nuk do të rri më, sa i përket të qenurit më aktiv dhe synues në ndryshimet brenda partisë.”

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark