×
  • Lajme
  • Insajderi

    Abdixhiku shprehet thellësisht i tronditur nga sulmi në Stamboll

    Insajderi
    13 November 2022 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka dënuar sulmin në Stamboll.

    Abdixhiku tha se bashkëndjenë me popullin turk.

    Ai theksoi se sulmet e tilla na kujtojnë që të jemi bashkë dhe të mobilizuar.

    “Thellësisht i tronditur nga sulmi i sotëm në Stamboll. Në këto momente të rënda për popullin turk, bashkëndjej dhimbjen e madhe për familjet që humbën më të dashurit e tyre ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë. Sulmet e tilla na kujtojnë që shtetet duhet të jenë bashkë e të mobilizuar kundër çdo sulmi dhe çdo agresori që cenon sigurinë “, ka thënë Abdixhiku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark