×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abdixhiku takohet me eurodeputetin austriak: Miqtë e Kosovës sikurse Mandl, janë të rrallë

    Insajderi
    23 September 2022 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike e Kosovës, është takuar sot me eurodeputetin austriak, Lukas Mandl.

    Abdixhiku ka thënë se miqtë e Kosovës, si Mandl, janë të rrallë.

    Kryetari i LDK-së po ashtu ka theksuar se eurodeputeti austriak në çdo paraqitje të tij, flet për historinë e Kosovës, krimet e Serbisë si dhe flet për të ardhmen e Kosovës.

    “Lukas Mandl, eurodeputeti austriak, është një ndër zërat më të fuqishëm të Kosovës në Parlamentin Evropian. Në Kongresin e fundit të Partive Popullore Evropiane ai madje sponsorizoj rezolutën tonë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Rezoluta morri mbështetjen e mbi 500 delegatëve aty”, ka thënë ai.

    “Në çdo paraqitje të tij, kudo nëpër Evropë, ai flet për historinë e Kosovës, krimet e Serbisë; flet për të ardhmen e vendit tonë si pak zëra tjerë nëpër Evropë”, ka vijuar kryetari i LDK-së.

    “Miqtë e Kosovës, sikurse Lukas Mandl, janë të rrallë. Sot, me bashkëpunëtorë, drekuam me të në Prishtinë. Në emër të të gjithë kosovarëve, e falenderuam nga zemra për gjithë përkushtimin e treguar ndaj Kosovës dhe popullit tonë”, ka përfunduar Abdixhiku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark