×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abdixhiku uron kryeministrin e ri të Polonisë: Ka qenë dhe do të jetë mik i madh i Kosovës

    Insajderi
    12 December 2023 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas zgjedhjes së kryeministrit të ri të Polonisë.

    Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Donald Tusk ka qenë dhe vazhdon të jetë një mik i madh i Kosovës dhe popullit tonë.

    Pos mik i Kosovës, ai thotë se i njëjti ka qenë dhe vazhdon të jetë një “mbështetës i Lidhjes Demokratike të Kosovës brenda politikës evropiane në secilin rol që kishte deri më tani”.

    “Një vit më parë, në takimin e zhvilluar në Roterdam, më tha se po kthehej në vendlindje për të fituar garën që i ishte vënë përballë; dhe se Kosova e LDK do të kenë një derë të hapur më shumë. LDK do të vë në dispozicion të Republikës relacionin e afërt që ka me Donald Tusk”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark