Kandidati për deputet nga LDK Lumir Abdixhiku, ka folur së fundmi në lidhje me deklaratën që bëri Vjosa Osmani, kur tha se ishte ndikuar nga LDK që të paragjykonte liderin e VV-së Albin Kurtin, të cilin një kohë e quante Hugo Chavez.
Abdixhiku, tha se nuk ishte pajtuar me kalimin e saj në VV, dhe nuk do pajtohet ndonjëherë.
‘’Është zgjedhje individuale, për të cilën nuk jam pajtuar, dhe nuk do pajtohem. Kjo rrugë dërgon në dalje, unë pretendoj të rri në LDK, pretendoj ndryshimin me këta njerëz që i kemi.’’
Ai tha se në fillim nga partia e LDK’së kishte njohur vetëm Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin, dhe kjo kishte ndikuar që kalimi i saj në VV t’i dukej i habitshëm, sepse jo vetëm që po ndryshonte ideologjinë por edhe po largohej nga njerëzit që kanë sakrifikuar për të.
‘’Unë në LDK kam hyrë duke i njohur pak njerëz, vetëm kryetarin Mustafa dhe Vjosën, me të cilët kam ndërtuar relacione. Prandaj për mua ka qenë e habitshme si veprim politik, sepse po ndryshon ideologjinë po largoheh njga njerëzit që kanë bërë shumë për ty. Pak njerëz do i kuptojnë këto gjëra’’, përfundoi Abdixhiku.