×
  • Lajme
  • Lajme

    Abelard Tahiri: Skandaloze Qeveria Kurti e promovoi Kosovën si tokë ku lindën manastiret ortodokse serbe

    Insajderi
    07 October 2022 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri nga foltorja e kuvendit ka deklaruar se qeveria e Kosovës ka sponsorizuari një artikull në gjuhën franceze ku vendin tonë e promovojnë si “si tokë ku lindën manastiret ortodokse serbe”.

    Ai tha se në këtë artikull të sponsorizuar nga Agjencia Kosovare për Promovimin e Investimeve (KIESA) Kosova paraqitet si vend i lashtë, por nuk kuptohet qëllimi i qeverisë e cila në këtë artikull të sponsorizuar e paraqet Kosovën vend ku lindën kishat ortodokse serbe.

    “Ajo gjithashtu ka qenë një tokë bizantine ku lindën manastiret e saj madhështore ortodokse serbe”, thuhet në shkrimin e sponsorizuar nga buxheti i taksapaguesve kosovarë. Në vazhdim të artikullit thuhet se Kosova ishte vendi më i varfër deri në shkurtin e vitit 2022 prej kur sipas artikullit ka filluar të fryj erë lirie”, citon Tahiri këtë artikull.

    “Kjo është e pa tolerueshme. Dorëheqja është më e pakta që mund të bëjë ky ministër që promovon Kosovën kështu”, tha më tej Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark