×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abetarja e përbashkët Shqipëri- Kosovë, më 1 shtator nisin trajnimet e mësuesve për tekstin e ri

    Insajderi
    29 August 2022 - 12:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e sotme kanë nisur trajnimet e para të mësuesve për abetaren e parë të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

    Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi.

    Nëpërmjet një postimi në Facebook Kushi thotë se abetarja e përbashkët unike do të jetë gati këtë shtator për klasat e para në Shqipëri dhe Kosovë.

    Gjithashtu Kushi bëri me dije se në datën 1 shtator, së bashku me homologen e saj Arbërie Nagavci do të bëjnë prezantimin e parë të abetares unike për nxënësit e klasave të para në Kosovë.

    “Sot është dita e parë që mësuesit tanë në të gjithë vendin kthehen nga pushimet dhe fillojnë intensivisht punën për t’u përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor.
    Nuk mund të nisnim më mbarë se sa me trajnimet e para të mësuesve për Abetaren e Përbashkët Unike, e cila tashmë është gati dhe këtë shtator do të jetë në duart e çdo vogëlushi.
    Jam shumë e lumtur që në datën 1 shtator do të jem bashkë me Ministren Arbërie Nagavci në ditën e parë të shkollës në Kosovë, ku prej andej do të nisim promovimin e risisë më të bukur për të gjithë nxënësit dhe mësuesit. Suksese dhe punë të mbarë për të gjithë mësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës!”, shkruan Kushi në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark