×
  • Lajme
  • Lajme

    Aborti – tema që rikthen zërat kundër Shën Terezës

    Insajderi
    07 September 2016 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në librin “Human Life Review” të vitit 1983, presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga vitit 1981-1989 shkruan:

    “Nënë Tereza, e cila punon në rrugët e Kalkutës në shërbim të njerëzve që janë pranë vdekjes, në kuadër të misionit të saj të famshëm në të gjithë botën që lidhet me mëshirën ka thënë se ‘mjerimi më i madh i kohës sonë është aborti i përgjithësuar i fëmijëve’ dhe ajo ka të drejtë”.

    Një deklaratë e tillë e Regan kishte ngjallur debat të madh në pranverën e vitit 1983, pasi aborti në Amerikë në atë kohë ishte tema kryesore.

    Edhe Nëna Tereza kishte bërë bujë në atë kohë, pasi në serinë e deklaratave të saja për abortin kishte thënë se “Nëse dikush nuk e do një fëmijë, atë fëmijë të palindur, ma jepni mua”.

    Me 3 shkurt të vitit 1994, në moshën 83-vjeçare, Nënë Tereza iu drejtua 3 mijë pjesëmarrësve në Mëngjesin e Lutjeve në Washington D.C, përfshirë edhe presidentin Clinton dhe zonjën Clinton e cila tash kandidon për presidente të Kosovës.

    “Jezusi vdiq në kryq sepse kjo ishte ajo që ai e mori për vete që të na bëjë mirë neve, për të na shpëtuar nga egoizmi jonë si mëkat”, kishte thënë Nënë Tereza.

    Tutje ajo e kishte cilësuar abortin si shkatërruesin më të madh të paqes, duke e konsideruar atë si një “luftë kundër fëmijëve” dhe një “vrasje e drejtpërdrejtë e një fëmije të pafajshëm”.

    “Një vrasje nga nëna e vet  të cilën edhe në qoftë se ne e pranojmë një nënën që e mbyt fëmijën e saj, si mund të bindemi se nuk do ta bëjë të njëjtën gjë me të tjerët, ata të lindurit”, kishte thënë Nënë Tereza.

    Pra sipas kësaj ideja, aborti sjellë aborte të tjera.

    Madje sipas Nënës Terezë, çdo vend që pranon abortin e që nuk është mësuar me dashurinë, është i prirur të mësohet me dhunën si formë për të marrë atë që do.

    “Kjo është arsyeja pse shkatërruesi më i madh i dashurisë dhe paqes është aborti”, kishte thënë Shën Tereza.

    Por gjërat kanë ndryshuar.

    Lëvizjet e ndryshme feministe në botë janë kundër kësaj teorie. Një grup feministësh nga Universiteti i Monterealit në një studim të tyre mbi literaturës së Nënës Terezë, shkruajnë se Nënë Tereza është në fakt një misionare katolike e cila e ka shfrytëzuar tërë famën e saj për të quar përpara ose bërë të njohura idetë e Vatikanit.

    “E këto ide sikurse ndalimi i abortit dhe divorci si mëkat janë gjëra provinciale, ashtu sikurse shenjtërimi i një personi që vazhdohet të bëhet nga Vatikani”, thuhet në këtë studim.

    Edhe lëvizjet e tjera feministe në botë kundërshtojnë idenë e ndalimit të abortit duke u bazuar në të drejtën e njeriut për të vendosur nëse do apo jo të riprodhojë apo lind./Insajderi.com

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark