Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adelina Grainca, është takuar me biznesmenin e njohur, Lulzim Grainca, i cili është njëherit edhe xhaxhai i saj.
Grainca është shprehur se është falënderuese për mbështetjen e familjes, duke thënë se do ta bëjë krenar familjen duke punuar përherë në të mirë të vendit tonë.
“Pa mbështetjen e saj nuk do të isha kjo që jam sot, pa përkrahjen e familjes nuk do të mund të arrija aty ku gjithëherë kam dëshiruar.Sot, dua të falenderoj xhaxhain tim, i cili më ka mbështetur gjithëherë në të gjitha arritjet e mia edukative, profesionale dhe politike”.
“Është ky Lulzim Grainca, biznesmeni e humanisti tani më i njohur jo vetëm në Ferizaj, por në të gjithë vendin tonë.Luli për mua nuk je vetëm xhaxhi im, por je edhe prind e shoku im më i ngushtë, je mbështetja më e madhe që unë kam”.
“Falemnderit për të gjitha, do të të bëj krenar ty dhe gjithë familjen duke punuar përherë në të mirë të vendit tonë”.