×
  • Lajme
  • Lajme

    Adelina Grainca: Mikpritja në Talinoc të Muhaxherëve ishte e ngrohtë, dhe përkrahja shumë e fuqishme

    Insajderi
    29 January 2021 - 23:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Adelina Grainca, ka qëndruar sonte në Talinoc të Muhaxherëve të Ferizajt.

    “Mikpritja në këtë fshat si përherë ishte e ngrohtë. Bashkëbisedimi ishte jashtëzakonisht i frytshëm dhe përkrahja shumë e fuqishme”, ka thënë Grainca, shkruan Gazeta Insajderi.

    Grainca atje ka qëndruar bashkë me Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun dhe kandidatët për deputet Bajrush Xhemajli dhe Rashit Qalaj.

    “Po ashtu vizituam dy nëndegët e PDK-së në qytet, ku fryma e mobilizimit ishte pasqyrë e fitores së madhe që pritet me 14 shkurt. Rimëkëmbja e vendit bëhet vetëm me PDK-në, prandaj fitorja jonë është e domosdoshme”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark