×
  • Showbiz
  • Show

    Adelina Thaqi flet për reagimin e mbrëmshëm ndaj Stresit: Luje lojën fer

    Insajderi
    26 February 2023 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Motra e Artani Thaqit, këngëtarja e njohur Adelina Thaqi është e ftuar sot në Big Talk, ku po flet për eksperiencën në Big Brother të vëllait të saj.

    Thaqi ka treguar se si e sheh vëllain e saj, Artanin, brenda në shtëpi.

    “Nuk mendoj që është një Artan i ri tu fillu prej personalitetit të fortë. Ai pret me i njoftë njerëzit për me dhanë një mendim të saktë. Tash ka shpërthy, i ka ardhë në maje të hundës” – tha Thaqi.

    Mbrëmë përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, Adelina i ka bërë thirrje publike produksionit të BBVK dhe prezantuesit Alaudin Hamiti që të kërkojnë nga Stresi që t’i ndalë ofendimet.

    “Big Brother VIP Kosova dhe Alaudin Hamiti, le t’i ndalë personi ofendimet ndaj Artanit, ‘dele e kuqe’, ‘gjaja’, ‘kafshë’, lojë lojë, mos ofendo. Kjo nuk duhet të lejohet”, ka shkruar Adelina në InstaStory.

    “I falenderoj Dinin, produksionin që ka reagu. Nuk mendoj që duhet me kalu në ofendime në pamje. Luje garën fer”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark