×
  • Lajme
  • Lajme

    Adem Grabovci kundër Insajderit, rikthehet nesër në Gjykatë

    Insajderi
    17 July 2017 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Beteja e Adem Grabovcit kundër gazetës Insajderi do të vazhdojë nesër më 18 korrik.

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dërguar Insajderit thirrjen për shqyrtimin kryesor për “çështjen juridike të paditësit Adem Grabovci”.

    Rasti ka të bëjë me publikimin e serisë së përgjimeve “Dosja e Shefave” ku ish-shefi i grupit parlamentar Adem Grabovci ishte protagonist i shumë aferave të dyshimta korruptive.

    Gazeta Insajderi ka filluar publikimin e përgjimeve të “Dosjes së Shefave” në fillim të muajit gusht të vitit të kaluar.

    Menjëherë ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci kishte kërkuar ndalimin e tyre mirëpo Gjykata Themelore e Prishtinës kishte hedhë poshtë kërkesën e Grabovcit.

    Ai ishte ankuar në Gjykatën e Apelit, kjo Gjykatë në korrik të vitit të kaluar mori rolin e avokatit të Grabovcit duke e prishur aktvendimin e Gjykatës Themelore që hedh poshtë kërkesën e tij, duke e urdhëruar madje shkallën e parë që të kërkojë nga paditësi sjelljen e prova të reja lidhur me pretendimet se i është shkelur privatësia dhe të drejtat kushtetuese./Insajderi

    Gjykata e Apelit në rolin e avokatit të Grabovcit kundër Insajderit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark