Albion Ademi i ka realizuar dy golat e para me skuadrën e re Djurgardenin në Suedi.
Djurgardeni është skuadër që luan në elitën e futbollit suedez dhe aktualisht është në vendin e parë me 33 pikë, tri më shumë se Malmo pas 15 xhirosh.
Djurgardeni mposhti të mërkurën skuadrën e rangut të dytë të futbollit suedez, Karlslundin, me rezultatin 4:0 dhe kaloi në fazën e grupeve të Kupës së Suedisë.
Ademi shënoi në minutën e 17-të dhe të 58-të.
Ai i ka përfaqësuar grupmoshat e Finlandës, ndërsa ka zhvilluar edhe pesë ndeshje me Shqipërinë U21.