×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Administrata Trump i jep goditjen e radhës Huawei-t

    Insajderi
    17 May 2019 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Administrata Trump mori në shënjestër ditën e Mërkure gjigantin Kinez të teknologjisë Huawei duke ja ndaluar firmës blerjen e teknologjive jetike Amerikane ma një aprovim special si dhe në mënyrë efektive ndaloi përdorimin e pajisjeve në rrjetet e telekomunikacioni për arsye të sigurisë kombëtare.

    Marrë së bashku dy lëvizjet bllokojnë plotësisht Huawei nga shitja e produkteve shumë produkteve për shkak të mbështetjes tek disa furnizues Amerikane dhe janë një tjetër përpjekje e Uashingtonit të cilat përshkallëzojnë fushatën globale kundër kompanisë.

    Lëvizjet vinë në një moment delikat për marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA, dy ekonomive më të mëdha në botë të cilët i kanë hyrë një lufte tregtare.

    Uashingtoni beson se pajisjet e telekomunikacionit prodhuar nga Huawei përdoren nga Kina për të përgjuar Amerikën.

    Huawei ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe thënë se “duke kufizuar Huawei nga të bërit biznes në Amerikanë nuk ka për ta bërë SHBA aspak një vend më të sigurtë.

    Ndalimi nga shitja e teknologjive Amerikane tek Huawei mund ti japë një goditje të rëndë kompanisë siç ndodhi vitin e kaluar me ZTE që nuk u lejua të bënte biznes me Qualcomm dhe Broadcom.

    Huawei është një kompani me 93 miliardë dollarë të ardhura dhe në Kinë shihet si kampion kombëtar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark