×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Admirali i NATO-s për situatën në Veri: Palët të përmbahen nga demonstrimet provokuese

    Insajderi
    20 December 2022 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admirali Stuart Munsch, po qëndron në Beograd për të zhvilluar takime me krerët shtetërorë atje, ku temë do të jetë pashmangshëm edhe situata në veriun e Kosovës.

    Ndërkaq, në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, Munsch deklaroi se KFOR-i është duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës, dhe shtoi se ky mision është “plotësisht i aftë dhe i gatshëm të sigurojë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet kudo në Kosovë, në përputhje me mandatin e bazuar në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara të Këshillit të Sigurimit nga viti 1999”.

    “Që nga tetori ne kemi shtuar praninë, ndër të tjera, duke shtuar forcat, si dhe patrullimet në veri të Kosovës këtë javë. Presim që të gjithë aktorët të jenë në koordinim të ngushtë me misionin e KFOR-it dhe të përmbahen nga demonstrimet provokuese të forcës, në mënyrë që të ruhet siguria e të gjitha komuniteteve”, tha Munsch.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është ende në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, por se “nuk do të lejohet që barrikadat në veri të qëndrojnë edhe shumë gjatë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark