×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    ADN e mentalitetit të botës virtuale

    Insajderi
    28 September 2023 - 18:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autor: Agron Gërguri, kritik teatri

     

    (Vështrim për shfaqjen “ADN” të regjisorit Fatos Berisha)

     

    Shfaqje me energji, temë, probleme e dilema rinore.

    ADN fillon ende pa filluar sikur për të na ambientuar në një atmosferë me disa të rinjëve të cilët mundohen të fshehin një vdekje e cila duket se ka lidhje me ta….pastaj në fragmente apo pamje që ndërrohen shpesh debatojnë, planifikojnë, gjykojnë dhe shtiren, nga tufa e të rinjëve të ekzaltuar dominon një qift ku vajza thërret për dashuri por partneri i saj heshtë…ajo rrëfen, flet sa për të folur, qesh, improvizon edhe varjen, qanë prap qeshet por partneri i saj nuk flet se nuk flet.

    Një fakt kjo i jep frymë njerëzore ambientit të kontaminuar ku bëhet një lojë me krimin që duan ta fshehin por që nuk duanë dikush tjeter të akuzohet pa faj.

    Si kontrapunkt i qiftit, një qift tjeter drogohet dhe për ta shqetësimi është krejt i relativizuar.

    Në përgjithësi rrëfimi tingëllon si një trillë që edhe mund të mos ketë ndodhur por po provohet një diçka e rrezikshme brenda që për pasojë ka vdekjen e dikujt, e tëra është një mospërfillje e rregullave të jetës ku duket se gjithçka ka rënë përtoke sikur bien gjethet e vjeshtës në pranëverë.

    Një jetë virtuale ku luhet edhe me pasoja tragjike duke menduar se me një status a klikim në aparat lojërash gjërat kthehen.

    Megjithatë njëra ndër ta Eli lufton të mbetet normale, reagon përpëlitet që të ruaj adn-në njerëzore derisa Timi i dashuri i saj kryesisht heshtë dhe nuk dihet a po reflekton për gjendjen apo po planifikon diçka që do ta pëlcas shkaku i veprimeve që nuk mendojnë pasojën. Një gjendje krejt e pakuptimit ku secila fjalë i drejtohet moskuptimit ngjashëm si kur hamendsojmë për kosmosin dhe mundësinë e jetës atje..një galimatias ndodhishë e mendimesh të pasistemuara që mbesin të pazhvilluara. Rituali i heshtjes Timin e dërgon në vetëvrasje të “pakuptimit” për të forcuar dilemën athua mos është prishur edhe ADN e njerëzores dhe shfaqja sikur rrugëton në një drejtim me sinjalistikë të prishur ngase ka hyrje në problem por nuk e ka gjetur daljen shkaku se e gjelbërta nuk ndizet… eh sikur personazhi Elit në intrpretim të Sara Bajramit ta thonte fjalën e fundit “të dua Tim” si një litar shpëtimi nga gjendja e zvetnimit dhe tjetërsimit apo ndoshta bota njerëzore po shkon dikah që nuk ka më frikë motivuese por vetëm udhëtim pa adresë.

    Regjisura

    Regjisori Fatos Berisha ka “shfrytëzuar” mirë energjinë e moshës së personazheve dhe ka mizenakenuar me një tempo-ritëm i cili i korespondonte me temën. Hyrje daljet e shpeshta e përshpejtonin rrëfimin dhe dukej sikur nuk kishte nevojë për ato errësime të shpeshta ndarje në tabllo meqë ambienti ku zhvillohej ngjarja ishte gjithëherë i njëjët.

    Interpretimi i Visar Ademit, Sabina Memishit, Fisnik Zeqirit, Mentor Kurtit, Gentiana Ramadanit, Genci Mrizos, Arben Rasimit, Hetem Etemit, Abedin Alimit ishte shprehje e një loje kolektive harmonike me nuanca dalluese në të Sara Bajramit e cila me disa amplituda emocionale prekte nuanca shpirtnore te cilat lexoheshin si diskurs i kursit të shfaqjes.

    Skenografia e verfër por funksionale e Bujar Muçës dhe kostumet e Alma Krasniqit ishin në funksion të rrëfimit teatror.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark