×
  • Showbiz
  • Show

    Adriana Matoshi argëtohet në diskotekë me Arjola Demirin

    Insajderi
    16 July 2023 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktorja e njohur dhe deputetja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, së fundmi u bë hit në rrjetet sociale me një reagim të sajin në kuvend.

    Në ditën famëkeqe të Kuvendit të Kosovës ku deputetët u përfshin në një përledhje fizike, ajo ngriti lart një banderolë me mbishkrimin “A më lirë një shihe ujë a një ari tokë”.

    E teksa ka pasur një javë të ngjeshur me punë dhe aktivitete, Adriana gjeti kohë që në vikend të shijonte një mbrëmje të mirë me shoqërinë.

    Ajo së bashku me aktoren tjetër të famshme me origjinë nga Tropoja, Arjola Demirin, duket se kishin vendosur që ta kalonin mbrëmjen e së shtunës në një nga diskotekat e qytetit.

    Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

    Ato publikuan video në rrjetet sociale, ku shiheshin duke u dëfryar dhe kënaqur në një klub nate me muzikë dhe pije freskuese.

    Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark