×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Adriana Matoshi përshëndet Memli Krasniqin me “diss-in” e Unikkatil

    Insajderi
    06 October 2023 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin me një “diss” të rep-artistit Unikkatil.

    Matoshi, ia ka kushtuar Krasniqit këngën e Unikkatil – “Get Us (Dallash, qergash)”, e shkas për këtë veprim, sipas saj, është një “fyerje” që ajo pretendon ta ketë marrë nga i pari i PDK-së, në përgjigje të shfaqjes së një pankarte në hapësirat e kuvendit.

    Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, unë kam dalë me një pankartë ku shkruan ‘360 milionë nuk t’i falë kurrkush, kap e voto’, sepse opozita, siç e dini, ato para po i bllokon. Pasi që opozita e panë pankartën time, Memli Krasniqi, ‘një artist’, më ka fyer shumë keq, më ka thënë ‘ec, ec moj’”, ka thënë Matoshi, në një video të ndarë në mediat sociale.

    Unë, Memli Krasniqit po i them, ‘ti je veç një tingull, unë jam orkestër’. Të përshendes me një ‘diss’ të Unikatilit, linkun e keni këtu”, u shpreh deputetja Matoshi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark