×
  • Sport
  • Sport

    Adriano festoi ditëlindjen e tij të 41-të në shoqërinë e Raquel Bastos, gruaja i drejtohet: Dua divorcin!

    Insajderi
    18 February 2023 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Futbollisti legjendar brazilian Adriano, përveç aftësive në fushë, njihej edhe si një person që tërhoqi shumë vëmendje jashtë fushës, para së gjithash për shkak të pijes dhe jetës së tij të turbullt dashurore.

    Adriano u martua me 25-vjeçaren Micaela Mesquita në nëntor të vitit të kaluar dhe dukej se ishte qetësuar, por pas debatit të parë në ditën e 24-të të martesës, ai u largua nga shtëpia dhe nuk e kontaktoi për ditë të tëra.

    Më vonë Adriano u kap duke bërë barbekju, duke pirë dhe duke festuar me miqtë në Villa Cruzeiro, ku u rrit.

    Kur më në fund u kthye, ata u grindën përsëri dhe u ndanë. Edhe mediat braziliane kanë shkruar se ata janë divorcuar zyrtarisht, por kjo nuk rezultoi e vërtetë.

    Sipas mediave braziliane, Micaela vendosi të falte bashkëshortin e saj ligjor Adrianon, por dje ai zhgënjeu në mënyrë të paprecedentë.

    Image

    Dje, Adriano festoi ditëlindjen e tij të 41-të në një jaht duke pirë shampanjë, por jo në shoqërinë e Micaela. Kështu, Adriano në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi në të cilën është në përqafim me vajzën magjepsëse flokëkuqe Raquel Bastos.

    “O sa bukur! Të uroj gjithë lumturinë e botës. Adriano, më dërgo letrat e divorcit. Edhe pse jemi ndarë, nuk e harroj kurrë datën e sotme. Gëzuar ditëlindjen, idiot”, ka shkruar Micaela në Instagram.

    Ndërkohë, Adriano dhe Raquel pohojnë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësi. Adriano ka shkruar mbi foto se është shoqja e tij dhe Raquel ka bërë të ditur se nuk janë në lidhje.

    Image

    “Ai donte të dilte me mua, por nuk ka asgjë mes nesh. Ne as që jemi puthur, asgjë. Ne jemi miq,” tha Raquel për mediat braziliane.

    Kush e di, ndoshta ajo pret që Adriano të divorcohet zyrtarisht nga Micaela.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark