×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Aeroplani në Lagos bie në mes të një rruge të frekuentuar dhe shpërthen

    Insajderi
    02 August 2023 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy persona u lënduan kur një aeroplan i vogël me një motor u rrëzua dhe shpërtheu në flakë në një rrugë të ngarkuar në qytetin nigerian të Lagos.

    Sipas autoriteteve, incidenti kishte të ndodhur të martën pasdite, transmeton Telegrafi.

    Byroja e Hetimit të Sigurisë Nigeriane (NSIB) tha se aeroplani Jabiru J430 operohej nga Air First Hospitality & Tours dhe ishte në një fluturim provë me dy persona në bord.

    “Aeroplani mori flakë nga përplasja, por flakët u frenuan nga reshjet pas atij momenti. Dy personat në bord u dërguan në spital”, tha NSIB.

    Nuk u raportua për viktima.

    Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e rrëzimit të aeroplanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark