×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Afati për shlyerjen e borxheve drejt mbylljes

    Insajderi
    28 August 2017 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Afati për faljen e borxheve në kompanitë publike në Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Shtime, Lipjan, Graçanicë, Drenas e Obiliq, është i hapur deri më 1 shtator 2017.

    Kur kanë mbetur edhe disa ditë deri të përmbyllja e afatit, në njërën ndër kompanitë publike në kryeqytet, kompaninë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”, e cila përfshinë edhe shërbimet për kanalizime, kanë aplikuar 50 mijë konsumatorë nga 70 mijë sa i ka kjo kompani dhe janë falur diku rreth 10 milionë euro.

    Nga falja e borxheve për ujësjellës- kanalizime për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë konsumatorët e këtyre 8 komunave të cilët kanë obligime të pa shlyera ndaj shërbimeve të këtij institucioni, por me kusht që borxhet nga 1 janari 2009 e deri më 31 dhjetor 2014 të paguhen,  bazuar në Ligjin për falje borxhesh publike, shkruan Koha Ditore.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark