Gazeta Insajderi sjellë kornologjinë e vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.
Më 9 tetor, në orën 12:41, dy milionë euro u derdhën brenda tetë minutash nga Thesari i Shtetit, në llogarinë e një kompanie private.
Gazeta Insajderi raporti ekskluzivisht se paratë shkuan tek “LDA Group”, kompani kjo me bazë në Llapushnik të Drenasit, pronë e Kadri dhe Valon Shalës.
Nga Thesari tek kompania ishin kryer katër transaksione: 330 mijë euro; 375 mijë euro; 622 mijë euro; 750 mijë euro – të njëjta dyshohet se i transferoi Labinot Gruda, zyrtar në zyrën e financave të Shtetit.
Gazeta Insajderi ka siguruar korrespodencat zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës që zbuluan rrjedhën e zhdukjes së 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.
Më 20 tetor, 11 ditë pas zhdukjes së mbi dy milionë eurove, Njësiti i Krimeve Ekonomike, e ka arrestuar Grudën, të dyshuarin kryesor për zhdukjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Të njëjtit i janë caktuar 30 ditë paraburgim.
Skemën e këtij skandali në njërin nga institucionet që besohej që të ishte i sigurt, Insajderi e ka ekspozuar përmes një serie hulumtimesh.
Pas këtyre hulumtimeve, nëpërmes një letre në publik është paraqitur edhe vet emri kryesor i përmendur në këtë aferë, biznesmeni Kadri Shala. Derisa ndodhej në arrati e jashtë Kosovës, javën që shkoi ai kishte shkruar një letër të cilën e ka dërguar në adresë të Gazetës Express dhe T7, përmes vëllait të tij.
“Për momentin jam jashtë vendit dhe brenda 2-3 ditësh do të lajmërohem të organet kompetente” , ka njoftuar Shala i cili njëkohësisht ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me punëtorin e Thesarit Labinot Grudën.
Insajderi nga burime të mirë-informuara ka marrë vesh që Shala e Gruda njihen së paku që nga marsi i këtij viti, duke zbuluar kështu bashkëveprimin e dyshimtë ndërmjet dyshes.
Informacionet e siguruara nga Insajderi çojnë në atë drejtim se ka pasur një plan që Shala-Gruda të rregullojë dokumentet për të jetuar në Turqi, pas kryerjes së aktit kriminal të vjedhjes së mbi 2 milionë eurove.
Kadri Shala, njëri nga pronarët e “LDA Group” SH.P.K, tek e cika kanë shkuar katër transaksionet kryesore, e që më pas janë shpërndarë tek 17 xhirollogari, është dorëzuar dje në Polici. Të njëjtit i është caktuar masa e ndalit prej 48 orësh./GazetaInsajderi
Lexo edhe:
Skandali 2 milionësh – shuma që kaloi në kompaninë e vëllaut të këshilltarit të Pal Lekaj
Skandali 2 milionësh – 340 mijë euro transferohen në kompaninë turke