Rrjeti i OJQ-ve, AVONET, që ka përcjell që nga fillimi zhvillimet në projektin e njohur si “Rruga A”, ka lëshuar një deklaratë të fundi për media ku ngre dyshime që i pari i Prishtinës po bën vepër penale. “AVONET” konsideron se duke pasur parasysh faktet, provat dhe argumentet e prezantuara se janë përmbushur të gjitha elemente e figurës së veprës penale (Mosekzekutim i vendimeve gjyqësore) nga neni 394 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, andaj ka pashtruar kërkesës zyrtare për inicimin e hetimeve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ndaj subjekteve të përfshira në këtë rast, për faktin se konsideron se janë shkelur rëndë dispozitat e lartcekura të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në këtë deklaratë, raporton Insajderi.
Gazeta Insajderi
AVONET siç deklaronte me datë 25.10.2023, informonte publikun se ka përcjellur përmes kanaleve të informimit se Aktvendimi KA.nr.181/23 i datës 17.10.2023, i nxjerrur nga znj. Vlora Pacolli Rexhepi, gjyqtare e Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale të Kosovës nuk është duke u zbatuar nga Komuna e Prishtinës, për faktin se ende nuk janë pezulluar punimet në rastin në fjalë dhe se punimet në këtë projekt janë duke u zhvilluar ende nga operatori ekonomik.
Andaj i kjo organizate i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës që urgjentisht të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbatimit të Aktvendimit KA.nr.181/23 të Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale të Kosovës, sepse në të kundërtën po krijohen precedentë të rrezikshme të cilat po rrezikojnë sigurinë juridike në vendin tonë.
Njoftimi i plotë:
Andaj, me datë 24.10.2023 ne ju jemi drejtuar Komunës së Prishtinës, me kërkesë për qasje në
dokumente publike dhe informacion, kërkesë e cila derivon si e drejtë ligjore nga dispozitat e
Ligjit për Qasje në Dokumente Publlike, duke i kërkuar këto informacione:
Me datë 27.10.2023 Komuna e Prishtinës në adresën tonë elektronike avonet.rks@gmail.com, ka
dërguar përgjigjet në lidhje me informacionet që ne i kemi kërkuar. Sa i përket pyetjes së parë
Komuna e Prishtinës shprehet se ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht Aktvendimin e gjykatës,
në përgjigjen e dytë ata shprehen se përderisa nuk e kanë pranuar ende Aktvendimin nuk
mund të deklarohen për përmbajtjen e tij, kurse në përgjigjjen e tretë ata shprehen se kanë
parashtruar kërkesë pranë gjykatës për të ndërhyrje në Konfliktin Administrativ në fjalë, që të
pajisen me shkresat e lëndës, por ende nuk kanë pranuar përgjigje nga ana e gjykatës.
Rrjeti i OJQ-ve AVONET shprehet jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me këto përgjigje nga
ana e Komunës së Prishtinës, për faktin se ekzistojnë fakte të pakontestueshme të cilat
dëshmojnë se Komuna e Prishtinës ka qenë absolutisht në dijeni në lidhje me Aktvendim
KA.nr.181/23 të Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale. Duke patur parasysh që
Aktvendimi në fjalë ka qenë edhe objekt diskutimi nga shumica e medieve dhe opinionit publik
në Kosovë është shumë e çuditshme dhe njëherit e papërgjegjshme nga ana e Komunës së
Prishtinës të shprehen se nuk janë në dijeni për Aktvendimin, sepse të njëjtën nuk e kanë
pranuar ende zyrtarisht. Për më tepër ata nuk mund të e pranoni zyrtarisht këtë Aktvendim
sepse nuk ishin palë direkte në këtë procedurë, kurse si palë e interesit sipas përgjigjjes së tyre
ata kërkojnë qasje në shkresat e lëndës dy ditë pasi që Aktvendimi është marrë nga Gjykata
Komerciale, pra me datë 19.10.2023. Për ne kjo kërkesë e parshtruar 2 ditë pas marrjes së
Aktvendimit nga ana e Gjykatës është veprim jashtëzakonisht i dyshimtë, për faktin se nëse e
shohim historikun procedural të kësaj lënde të trajtuar nga Gjykata Komerciale vërejmë se ka
pasur disa Aktvendime nga dy shkallët e kësaj gjykate, mirëpo deri dy ditë pas Aktvendimit të
fundit të datës 17.10.2023 Komuna e Prishtinës nuk ka bërë kërkesë për qasje në shkresat e
lëndës si palë e interesit në këtë konflikt administrativ. Ky veprim për ne si AVONET është një
tregues jashtëzakonisht i qartë që Komuna e Prishtinës ka qenë në dijeni në lidhje me
Aktvendimin e Gjykatës Komerciale.
Si fakt i parë i cili demanton përgjigjen e Komunës së Prishtinës, është deklarimin publik i të
parit të Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama, ku me datë 20.10.2023 përmes llogaris së tij
zyrtare në rrjetin social Facebook shprehet së është i njoftuar për Aktvendimin në fjalë dhe
gjithashtu bënë cilësime të rrezikshme mbi përmbajtjen e Aktvendimit. Si fakt i dytë që
demanton që Komuna e Prishtinës nuk ka qenë në dijeni, për Rrjetin e OJQ-ve AVONET është
edhe publikimi i Aktvendimit me kohë nga ana e Gjykatës Komerciale në web faqen zyrtare të
saj, ku edhe mund të kenë qasje të gjithë personat e interesuar.
AVONET konsideron se duke pasur parsysh faktet, provat dhe argumentet e prezentuara se
janë përmbushur të gjitha elemente e figurës së veprës penale (Mosekzekutim i vendimeve
gjyqësore) nga neni 394 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, andaj ka parshtruar kërkesë
zyrtare për inicimin e hetimeve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ndaj subjekteve të
përfshira në këtë rast, për faktin se konsideron se janë shkelur rëndë dispozitat e lartëcekura të
Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kjo qasje nga Komuna e Prishtinës është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe po shkakton shumë
pasoja negative në sistemin e drejtësisë, duke proklamuar dhe promovuar qasje të rrezikshme
mbi sundimin e ligjit, pasi që vendimi gjyqësor nuk po ekzekutohet nga Komuna e udhëhequr
nga Përparim Rama, e që këto sjellje po zvogëlojnë integritetin e sistemit të drejtësisë në
Republikën e Kosovës.