×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Afërsia” e llapjanëve me presidentët e SHBA’ve – Bulliqi uronte Obaman për ditëlindje, tjetri llapjan i shkruan Biden-it

    Insajderi
    30 January 2023 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Llapjanët “shquhen” për afërsinë që kanë me presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryetari i Komunës së Podujveës, Shpejtim Bulliqi e uronte presidentin amerikan, Barack Obama për ditëlindjen e gruas, ndërkohë sot një qytetar nga Llapi i ka shkruar një letër presidentit, Joe Biden. Letra është shkruar edhe në gjuhën shqipe edhe atë angleze.

    Qysh në fillim të letrës, Arsim Thaçi e thekson se ka frikë që letra nuk do të arrijnë në duart e presidentit amerikan, por sidoqoftë hallin e tij e bën të ditur.

    Thaçi kërkon nga Biden ta mbrojë Kosovën nga copëtimi.

    Kryeministri ynë ALBIN KURTI është kundër copëtimit të Kosovës dhe për këtë edhe i fitoi zgjedhjet e fundit me mbi 51% të votave të popullit votues. Po edhe vet populli shqiptar nuk e pranon copëtimin e Kosovës, njësoj sikur Ju i nderuari President JOE BIDEN”, shkruan ai teksa përmend takimin që pritet të mbahet për çështjen e Asociacionit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark