×
  • Sport
  • Sport

    Afrim Toverlani flet para derbit Gjilani – Drita

    Insajderi
    05 May 2021 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Java e 33-të në Superligën e Kosovës do të nis sot me tri ndeshje jashtëzakonisht interesante, shkruan Insporti.

    Kryendeshja e sotme dhe e javës së 33-të do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, aty ku takohen dy rivalët, Gjilani dhe Drita.

    Para derbit në Gjilan, për Insportin rreth ndeshjes ka folur trajneri i njohur, Afrim Toverlani, i cili tha se ‘në derbi nuk ka favorit, tri rezultatet janë të mundshme’

    “Si zakonisht pres rivalitet dhe ndeshje të fort. Dritës i duhen patjetër piket, ndërsa Gjilani mund të jetë më komod dhe ky presion i pijeve mund te vijë në shprehje për rezultatin perfundimtar. Favorit në derbi nuk ka dhe të tri rezultatet janë të mundshme”, ka thënë Toverlani.

    Ndryshe, SC Gjilanit në pesë ndeshjet e fundit numëron dy fitore, dy humbje dhe një barazim.

    Ndërsa, FC Drita ndërkohë hyn në derbi, ku ka tri fitore, një humbje dhe një barazim. /Insporti.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark