Afrim Misimi vuan nga tumori në mushkëri.
Ai për t’u shëruar ka kërkuar ndihëm e qytetarëve dhe të ish-deputetit Labinot Tahiri.
Ky i fundit sot ka njoftuar se ka mbledhur shumën e kërkuar nga Afrimi për shërimin e tij, shkruan Insajderi.
“Përfundoj edhe ky rast! Jam i gëzuar që edhe ky rast morri përkrahje sikurse me qindra raste të tjera! Zoti na ndihmoftë, që të paktën familjeve me raste të sëmundjeve të ju gjendemi në kohën e duhur”.
“Ju falënderoj të gjithëve pa dallime për kontributin e dhënë, duke u munduar që ta shpëtojmë këtë baba që ka 3 fëmijë të vegjël”!
“Afrimi, vuan nga tumori në mushkëri! Tani ia grumbulluam me qytetarët dhe Benin Frizerin, vlerën e kërkuar 5000 euro! Afrim të urojmë shëndet e dhashtë Zoti të keni sukses në ditët e ardhshme”./Insajderi.com