×
  • Showbiz
  • Show

    Afrona ndahet nga i dashuri zviceran, ka disa fjalë për të

    Insajderi
    21 August 2023 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditë më parë u vu re për ndarjen e Afronës nga partneri i saj zviceran, James Smith.

    Kjo u kuptua nga rrjetet sociale dhe mungesa e tij në ditën më të veçantë të Afronës, atë të ditëlindjes së 31-të, javës që po lëmë pas.

    Bukuroshja që fokusin e ka vetëm tek qendra e saj estetike nuk është se ka folur mbi këtë pjesë.

    Por një postim i saj sonte mbase mund të jetë fjala e saj indirekte mbi këtë zhvillim.

    Ajo ka ndarë një shprehje ku shkruhet:

    ‘Është në rregull të jesh e frikësuar. Por duhet ta sfidosh veten, të hapesh, dashurosh, të bësh gabime, të mësosh, të bëhesh më e fortë. Dhe të fillosh sërish nga e para’, është shprehur ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark