×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Nuk ka qasje në telefon”, arsyeja që Prokuroria jep për Graincën që kërcënoi me jetë drejtorin e AVONET

    Insajderi
    29 April 2024 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy ditë më parë, Kenan Gashin, Drejtor Ekzekutiv të AVONET, është kërcënuar nga Faredin Grainca, vëllai i pronarit të Hit Petrol. Gashi e ka denoncuar Graincën në Policinë e Kosovës. Por i njëjti ende nuk ka arritur as të intervistohet. Për këtë një ‘arsyetim’ e ka dhënë Prokuroria Themelore në Ferziaj.

    “Nuk ka qasje në telefon”, është arsyetimi që prokuroria i dha Insajderit kur u pyet se a është duke u marrë me rastin në fjalë.

    Nga kjo prokurori po ashtu konfirmuan se ftesa për intervistim Graincën i ka shkuar edhe në shtëpi.

    “Ju njoftojmë se për rastin në fjalë, Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e gjitha veprimeve hetimore. Është intervistuar dy herë K.G., në cilësinë e të dëmtuarit, kurse, i dyshuari aktualisht nuk ka qasje në telefonin e tij”, ka deklaruar nga prokuroria për Insajderi.

    “Të njëjtit, Policia i ka dorëzuar ftesë në shtëpinë e tij dhe në momentin që paraqitet në Polici, i njëjti do të intervistohet”

    Drejtori i AVONET u kërcënua në ambientet e spitalit rajonal të Ferizajt në mesnatën e së premtes.

    Lidhur me këtë ka reaguar Rrjeti i OJQ-ve AVONET duke u shprehur të shqetësuar.

    “Në rastin AVONET kundër Komunës së Ferizajt. Faredin Grainca, vëllai i pronarit të Hit Petrol shpk, në ambientet e spitalit rajonal të Ferizajt në mesnatë, ka kërcënuar dhe kanosur rëndë Kenan Gashin, Drejtorin Ekzekutiv të AVONET, duke dyshuar se veprimet e tij vijnë nga frustrimi për shkak të çështjeve që janë në gjykatë. Institucionet ligjzbatuese dhe të drejtësisë duhet të trajtojnë këtë veprim penalisht me seriozitet dhe përkushtim, në mënyrë që shoqëria civile të mund të ushtrojë detyrat dhe funksionet e saj paçënueshëm”, thuhej në njoftim.

    Bëhet e ditur se Gashi është kërcënuar me këto shprehje: Ka me t’vra ka me të mbyt, ka me ta shkatërruar familjen.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark