11:10 - 12 Korrik 2021

Është vetëm 11 vjeç, por aftësia e tij në fushën e futbollit kalon çdo pritshmëri.Dashurinë ndaj futbollit e gjeti qysh në moshën 5 vjet, duke u bërë një nga futbollistët e vegjël më të kërkuar ne tregun kosovare.

Bebart Selmani nga Ferizaj është një nga sportistët e vegjël që talenti i tij është shndërruar më shumë se sa një lojë futbolli.

 Lëvizjet unike të tij në këtë fushë të gjelbër ka bërë që të ngjasojnë me futbollistin argjentinas Lionel Messi.

“Më kanë krahasuar shumë shpesh me futbollistin argjentinas Lionel Messi kjo për shkak lojës që e bëj në fushë, kam luajtur edhe me seniorët tek klubi im dhe ka qenë një experiencë që më ka ndihmuar të zhvillohem më shumë”, është shprehur Selmani.

E jo vetëm me moshatarët  e tij, Bebarti pati mundësi te luaj edhe me senioret e klubit te 2 korrikut .

Ndonëse talenti i tij u vërejt qysh në moshë të re, dëshira e tij mbetët të luaj per ekipet me te mëdha ne bote.

Kujtojmë që vogëlushi ka bërë bujë edhe në mediat e huaja ku spikati dhe te faqja më e madhe sportive  “Oh My Goal” me publikimin e kesaj videoje.

Për më shumë klikoni në intervistën e plotë: