×
  • Lajme
  • Sport
  • Insajderi

    “Agim Ademi e ka uzurpu federatën qysh nga viti 2019-të”

    Insajderi
    27 March 2022 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Agim Ademi e ka uzurpu Federatën e Futbollit të Kosovës qysh nga viti 2019-të”, kështu është shprehur ish-zëvendës sekretari i FFK-së.

    Ahmeti në InDoks të Gazetës Insajderi ka deklaruar se Ademi ka bërë shkelje drastike. Ka përdorur asetet e Federatës për karrigen e tij.

    “…duke e parë pozicionimin e një personi i cili unë mendoj që e ka uzurpu federatën qysh nga viti 2019 kur është dashtë të hyjë në zgjedhje dhe i iku dhe fillojë me ato shkeljet e statutit dhe aktgjykimit të tyre mos t’ju kthehemi sërish. Po mendoj që është një garë politike është një person që të gjitha asetet e federatës i shfrytëzon vetëm që të mbijetojë për karrigen e tij edhe mundohet me çdo formë nuk zgjedh mjet që ti eliminojë kandidatët”, ka thënë Ahmeti përcjell InDoks.

    Ahmeti në InDoks u shpreh se edhe me ndarjen e mjeteve, Ademi ka bërë shkelje drastike. Tregon raste  konkret. 

     “Sa i përket ndarjes së mjeteve, janë bërë shkelje drastike. Mjetet të cilat janë të destinuara për klube të Super Ligës, për Akademi të Supër Ligës, aty janë manipulu me shkolla të futbollit për shkak të votave, gjithmonë janë dhënë në periudha të caktume kur ka pasur kuvende sikur regjionale po ashtu të Federatës dmth gjithmonë janë shfrytëzu për këto punë gjithmonë rreth këtij personi dhe ligës së tij për mbrojtjen.  Po biznes në momentin kur i keq menaxhon se përpara nuk ka pasur asnjë aferë nëse ju kujtohet, nuk ka pasur kësi natyre, kësi probleme, ka qenë çdo gjë transparente, ka qenë çdo gjë e barabartë për të gjitha klubet dhe nuk kanë pasur telashe por si duket problemet e tij personale ky i ka kthy në asete të Federatës, më shumë të mbrojtjes së tij si duket këtu ka fillu ajo devijimi i rrugës së drejt”, ka thënë Ahmeti. 

    Ndërkohë, Agim Ademi po shkon drejt një kuvendi ku mund të rizgjidhet Kryetar i Federatës së Futbollit Kosovar edhe për një mandat. Federatës që thotë se aktualisht i ka 17 milion euro nën menaxhim. Gjatë procesit institucioni që ai e drejton ka eliminuar kundër-kandidatët. Edhe kundër-kandidatin e fundit, Gramozin, të birin e Fadil Vokrrit.

    Drejt kësaj gare po shkon duke iu kontestuar Kuvendi madje edhe nga Ministria e Sportit. Edhe nga ish-funksionar të FFK-së që u suspenduan nën drejtimin e Federatës multi-milionshe nga Ademi.

    Dokumentari i plotë: InDoks | ‘Huligani’ që zaptoi Federatën e Futbollit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark