×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Agim Ademi reagon pas sulmit me tritol ndaj Dukës

    Insajderi
    25 January 2022 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shpërthim tritoli është shënuar mbrëmjen e djeshme në qendër të Durrësit, ku është sulmuar shtëpia e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

    Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili ndodhet në Turqi.

    I pari i futbollit kosovar e ka dënuar këtë sulm, duke e vlerësuar si akt kriminal dhe të shëmtuar nga njerëz të ligë.

    Reagimi i plotë i Ademit:

    “I tronditur me lajmin që mbrëmë vonë është sulmuar me tritol shtëpia e presidentit të FSHF-së, Armand Duka në Durrës.

    Akti i tillë kriminal e i shëmtuar përveç se ka shkaktuar frikë e tronditje në familjen Duka, pa dyshim është një ngjarje e rëndë edhe për futbollin shqiptar dhe Shqipërinë si shtet në përgjithësi, veçmas duke pasur parasysh faktin se z. Duka është edhe anëtar i KE të UEFA-s.

    Fatmirësisht miku im Armand Duka dhe familja e tij janë mirë dhe kanë kaluar pa pasoja nga ky akt i njerëzve të ligë.

    Familjes së tij i ofroj tërë mbështetjen time dhe të komunitetit të futbollit kosovar, me shpresë që kryerësit e këtij akti të vihen para drejtësisë dhe në të ardhmen të mos ballafaqohet me ngjarje të tilla”. /insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark