×
  • Sport
  • Sport

    Agim Ademi flet për trajnerin e ri të Kosovës: I kemi tri lista, asnjë shqiptar nuk është në to

    Insajderi
    07 January 2024 - 23:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur në lidhje me trajnerin e ri të Kosovës.

    Ademi tha se kanë krijuar tri lista, varësisht prej profilit të trajnerëve.

    Ndërsa, tha se në asnjërën nga këto lista nuk figuron një trajner shqiptar.

    “I kemi tri lista, A, B dhe C. Në listën A janë disa, duke përfshirë edhe Morenon që ka qenë. Në listën A janë 5 veta me Morenon, tani janë 4. Nëse me këta nuk mund të mirremi vesh, kalojmë në listën B. Nëse as ajo nuk funksionon, sigurisht që edhe lista C ka emra të mirë. Fatkeqësisht nuk ka asnjë trajner shqiptar. Nuk kemi kohë për prova. Në listë ka gjermanë, austriakë, holandezë dhe argjentinas”, tha Ademi për ATV.

    I kemi tri lista, A, B dhe C. Në listën A janë disa, duke përfshirë edhe Morenon që ka qenë. Në listën A janë 5 veta me Morenon, tani janë 4. Nëse me këta nuk mund të mirremi vesh, kalojmë në listën B. Nëse as ajo nuk funksionon, sigurisht që edhe lista C ka emra të mirë. Fatkeqësisht nuk ka asnjë trajner shqiptar. Nuk kemi kohë për prova. Në listë ka gjermanë, austriakë, holandezë dhe argjentinas.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark