Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka nisur ditën në një vizitë mjekëve ferizajas, me të cilët kanë diskutuar për mbështetjen komunale edhe për të ardhmen.
Aliu ka vlerësuar lartë punën dhe kontributin e mjekëve, sidomos në menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Madje, ai ka thënë se mjekët bën shumë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga pandemia, e ne iu gjendëm në çdo hap pranë.
Agim Aliu ka prezantuar edhe planin për shëndetësi, në katër vitet e ardhshme.
Shkrimi i plotë nga Agim Aliu:
Me mantelbardhët nisa ditën. Ata nisin ditën çdo ditë në luftë me pandeminë. Në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, urova për detyrën drejtorin e ri, gjersa temë e diskutimit në vizitën time edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik, ishte pandemia dhe menaxhimi i saj.
Ata bën shumë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga pandemia, e ne iu gjendëm në çdo hap pranë.
Ferizaj që duam, në mandatin e ri, ka objektiv të qartë shëndetësinë, duke rritur e fuqizuar kapacitetet e saja, që nga ndërtimi i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ndërtimin e Qendrave të Mjekësisë Familjare në Koshare dhe Rakaj, insistimi tek Ministria e Shëndetësisë që sa më parë të përfundoj ndërtimi i Spitalit të Ri – projekt i bartuar nga ana e tyre, e deri tek themelimi i Qendrës Diagnostike në kuadër të shërbimit primar shëndetësor, investime këto që i bëjnë mijëra punonjës shëndetësor të Ferizajt të punojnë në kushte të përshtatshme pune, duke rritur kështu njëkohësisht cilësinë e shërbimeve për pacientët.