Kandidati për kryetar të Ferizajt dhe kryetari aktual, Agim Aliu, është takuar mbrëmë me të rinjët e këtij qyteti.
Në programin e tij qeverisës, Aliu, ka premtuar se do të krijohet shkolla digjitale, shkolla speciale e kulturës fizike, fondi i rinisë, terrene e palestra sporti.
Ai thotë se projektet më madhore të ndryshimit të Ferizajt kanë dorën e punën e të rinjve.
“Këtë standard të vendosur nga ne, do ta fuqizojmë edhe më shumë, me të rinj në krye të institucioneve, projekte kreative e zgjidhje praktike të cilat sot shpalosa me të rinjtë e Kuvendit të të Rinjve në Ferizaj”, shkroi Aliu në Facebook.