Agim Veliu nga LDK ka thënë se planet e tij janë që të qëndrojmë deri në fund në partinë e tij, për të cilën thotë se kishte marrë edhe plumba.
‘’Kam hangër edhe plumba për LDK’në. Për shkak të bindjeve të mia jam sulmuar. Nuk e di nga kush. Për aktivitetin politik. Pas punës, gjatë rrugës për shtëpi kam pasë sulm dhe është gjuajt ndaj veturës sime. I kam hangër njo 3 plumba në trup’’, ka thënë Veliu në një debat.
Ai thotë se nuk e di se kush ia ka bërë atë atentat.