×
Zgjedhjet 2021

Agim Veliu: Më 14 shkurt do të rrënohen të gjitha piramidat e sondazheve

Insajderi
08 February 2021 - 20:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Agim Veliu ka thënë se 14 shkurti do të jetë dita e së vërtetës dhe reflektimit dhe dita kur qytetarët e Llapit, si gjithmonë, do të dëshmojnë se dinë të vlerësojnë vlerat nacionale dhe nuk shmangen nga orientimi djathtist.

Veliu përmes një statusi në Facebook, ka thënë se më 14 shkurt do të shuhen iluzionet dhe do të rrënohen të gjitha piramidat e sondazheve, që po ndërtohen si fontanë dëshirash.

Ky është statusi i tij i plotë:

14 shkurti do të jetë dita e së vërtetës dhe reflektimit. Dita kur qytetarët e Llapit, si gjithmonë, do të dëshmojnë se dinë të vlerësojnë vlerat nacionale dhe nuk shmangen nga orientimi djathtist.

Do t’u tregojmë të gjithëve se Llapi vazhdon të frymojë fuqishëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë që shënoi fillimin e pluralizmit politik jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë hapësirën politike shqiptare e rajonale.

Në këtë ditë do të shuhen iluzionet dhe do të rrënohen të gjitha piramidat e sondazheve, që po ndërtohen si fontanë dëshirash e sipas kriterit të tregut të lirë – sa para aq përqindje në sondazh.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark